Qeveria u jep ligjvënësve edhe një shans për të votuar pro-zgjedhjeve

Qeveria u jep ligjvënësve edhe një shans për të votuar pro-zgjedhjeve

Ligjvënësit britanikë do të kenë edhe një shans për të votuar për zgjedhjet e parakohshme të hënën, njoftoi qeveria britanike.

Njoftimi vjen pasi Dhoma e Komunave në votimin e së mërkurës refuzoi planin e kryeministrit Boris Johnson për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme për 15 tetor.

Laburistët thonë se nuk janë kundër zgjedhjeve por se prioritet i tyre është ndalimi e Brexit pa marrëveshje.

Kryeministri e akuzon Jeremy Corbyn për “fyerje ndaj demokracisë“ duke mos e mbështetur thirrjen e tij për zgjedhje, shkruan rtv21.tv

Johnson, për të cilin burimet thonë se po e konsideron ditën e sotme si ditën e parë të fushatës zgjedhore, argumenton se lideri i laburistëve po u mohon njerëzve fjalën e tyre në progresin e Brexit.

Ndërkohë, vëllai i kryeministrit Jo Johnson, i cili e kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë në BE, në referendumin e 2016-ës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ligjvënësit dhe ministrit në radhët e konservatorëve, duke thënë se është “shqyer midis familjes dhe interesit kombëtar”.

Partitë opozitare ndërkohë janë në bisedime lidhur me atë se si ti përgjigjen thirrjes së kryeministrit për zgjedhjet e mes-tetorit, midis shqetësimeve nëse ato duhet të shtyhen deri pas arritjes së një marrëveshjeje për zgjatje të afatit të Brexit me qëllim të parandalimit të largimit të vendit nga blloku pa marrëveshje.

Kryeministri britanik synon të largojë Britaninë nga blloku evropian me 28 anëtarë, më 31 tetor të këtij viti, edhe nëse nuk ka marrëveshje për largim./21Media