Viktimë e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës në Kosovë

Viktimë e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës në Kosovë

Vasfije Krasniqi-Goodman, atëkohë 16 vjeçare ishte dhunuar nga forcat militare serbe. Ajo vazhdon të flas për përjetimet e saja në mënyrë që drejtësia të triumfojë në Kosovë.

Në emisionin “Kojshia Show” që transmetohet në RTV21, ajo foli hapur për përjetimet e saj dhe momentin më të vështirë pas rastit që i ka ndodhur.

Në senacën gjyqësore të mbajtur në Amerika, vëllai i saj nga Gjermania kishte shkuar ta përkrahë motrën, Vasfijen duke i qëndruar pranë. Por, për Vasfijen përveç që ndihej e mbrojtur pasi kishte vëllain afër ajo njëkohësisht ndihej edhe më keq.

Rasti ma i vështirë për mua ka qenë kur vllau i tretë ka ardh prej Gjermanisë mem përkrah në seancën gjyqësore. Unë u dasht në detaje me tregu krejt çka më ka ndodh. Jom kon krenare që vllaun e kom pas afër me më përkrah por më ka ardh keq e vshtirë qe ai ka dëgju krejt çka më ka ndodh, në detaje”, u shpreh Vasfija.

Ajo tregoi se vëllai i saj i vogël, Nafi Krasniqi ishte përkrahja e saj më e madhe deri më tani, shkruan rtv21.tv.

“Vllau nuk mu ka nda qe 20 vite, e kom pas gjithmonë afër e kom pas krahë të djathtë”, tha ajo.

Nafi Krasniqi me emocione foli për ndodhitë e familjes gjatë kohës së luftës.

Ne gjithmonë kemi mendu se si do të iu qasemi tash motrës tonë pas luftës, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë e as sot nuk është e lehtë”, tha Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfijes.

Nafiu tha se nuk duhet të ndjehemi krenar si popull.

Ne si popull nuk duhet mu ndje krenar pasi nuk kemi arritë me mbrojt nderin tonë, nuk kemi arritë mi mbrojt motrat tona. Këtu nuk ka krenari”, shtoi Nafiu me sytë e mbushur me lot.

Ndërsa, Vasfija tha se ka shumë stigmë profesionale në Kosovë, dhe se do ta luftojë atë stigmë.

Para syve na përkrahin, mas syve na thonë gjithçka. E lehtësume në shpirt ka me qenë kur marr drejtësi edhe pse rasti jem ka dështu në drejtësi”, shtoi Vasfija./21Media