Vdes 18 vjeçari nga lëndimet e marra nga i vëllai

Nuk kishte arritur t’i mbijetojë plagëve të marra

Me 21.06.2017 rreth orës 11:25 është raportuar në polici se në rrugën ,,Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy personave, përndryshe familjarë-vëllezër, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta dhe me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar Q.M. 18 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë, njofton Policia.

“Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin A.M. 16 vjeç ku pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshihet se është kryer vepra”, thuhet në njoftim.

Dy dite me vonë viktima ka ndërruar jetë.  “Me 23.06.2017 , nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Në lidhje më këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit, kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button