Policia u shpreh se viktima nuk ka dashur mbrojtjen e tyre

Policia u shpreh se viktima nuk ka dashur mbrojtjen e tyre

Në Gjakovë po mbahet protesta e organizuar nga Rrjeti i Grave pas vrasjes së gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës.

Marshi ka nisur nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Me brohoritjet ‘Edhe sa thirrje të humbura’, ‘Nuk ka paqe pa drejtësi’, ‘Dorëheqje kush e garanton drejtësinë’, ‘Jepni llogari’, ‘Duam siguri’, ‘Boll jetima kem prej luftës’ është thënë nga protestuesit.

Vëllau i gruas së vrarë, Valbona Marku-Ndrecajt, Shkelzen Marku tha shteti i ka neglizhuar dhe nuk është marrë me ta.

Sipas tij, pas të pamës do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për motrën dhe mbesën e tyre.

Ai u shpreh se nëse shteti i Kosovës nuk vepron asgjë, atëherë drejtësi do kërkojnë edhe në shtetin e Shqipërisë.

Në protestë po marrin pjesë edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, si dhe deputete të Kuvendit të Ksoovës.

Ndërkohë, në Prishtinë Policia dhe prokuroria në një konferencë për media kanë thënë se viktima Valbona Marku nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënaur nga burri i saj Pjetër Nrecaj.

Valbona Marku dhe vajza e saj 9 vjeçare është vrarë  më 7 gusht në shtëpinë e babait të saj në Brekoc të Gjakovës nga Pjetër Nrecaj, i cili tashmë gjendet në paraburgim.