Vëllaznimi kërkon ndihmë nga tifozët

Vëllaznimi kërkon ndihmë nga tifozët

Vëllaznimi vazhdon fushatën e tij duke iu kërkuar ndihmë tifozëve për të mbështetur klubin gjakovar.

Deri më tani gjakovarët kanë marrë disa mjete financiare nga figuara të shquara e po ashtu edhe nga shumë tifozë,

Kjo po bëhet për shkak të gjendjes shumë të vështirë financiare, ku klubi i lënë në “lloc” nga ish-kryetari Agim Cana, është harruar edhe nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Vëllaznimi ka njoftuar tifozët që kanë mundësi të ndihmojnë gjigantin kuqezi, se një gjë të tillë mund ta bëjnë në linkun duke klikuar këtu.

Ndryshe, Vëllaznimi është në pozitën e fundit të Ligës së Parë, ani pse vetëm tre muaj më parë ishte pjesë e barazhit të Ipko Superligës.