Një i lënduar rëndë

Një i lënduar rëndë

Tre vëllezër në fshatin Çorrush të Mallakastrës në Shqipëri kanë rënë në konflikt për motive pronësie ditën e 24 gushtit. Në këtë sherr i cili mund të përfundonte në tragjedi janë përfshirë dhe djemtë e tyre.

“Fillimisht konflikti ka nisur mes V.L 57 vjeç dhe N.L 69 vjeç. Më pas ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, Zenel Lalaj dhe djali i 69 vjeçarit Besnik Lalaj të cilët kanë rrahur vëllain e vogël 57 vjeç. Më pas djali i këtij të fundit, Fatjon Lalaj ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij 39 vjeçarit S.L, (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sëpatë. Ndërhyrja e policisë neutralizoi autorin, i cili nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike” informoi sot policia e Fierit.

Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve: Z. L., 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër, B, L., 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi: F. L., 22 vjeç, banues në Mallakastër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./Oranews