Një fotografi mjaft e veçantë

Një fotografi mjaft e veçantë

Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka dhe bukuroshja Arbnora Nuredini ditë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë, në një ceremoni shumë private pranë familjes së ngushtë.

Këtë periudhë çifti simpatik janë parë shumë shpesh të dalin së bashku me Granitin dhe Leonitën.

Në një fotografi që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale dy vëllezërit Taulanti dhe Graniti janë shfaqur shumë të lumtur pranë partnereve të tyre Leonitës dhe Arbnorës të cilat dukeshin tejet elegante.

“Familja”- ka shkruar Taulanti sipër fotos së publikuar./21Media