Sot kërkesa e 186-të mund të hyjë në histori

Sot kërkesa e 186-të mund të hyjë në histori

Kërkesat për votimin e mosbesimit të qeverisë së Austrisë, që do të dorëzohen sot në Parlament, janë mjet i fuqishëm për kontrollin e autoriteteve, por deri më tani asnjëherë nuk ishin të suksesshme, kështu që sot kërkesa e 186-të mund të hyjë në histori, nëse është e suksesshme siç parashikohet.

Në historinë e pasluftës së Austrisë, deri tek Qeveria janë parashtruar 185 kërkesa për votimin e mosbesimit, por deri më tani nuk ka pasur shumicë të nevojshme për miratim.

Këtë herë situata mund të jetë ndryshe, sepse Partia socialdemokrate opozitare në kërkesën e saj, ka mbështetje nga anëtarët e anëtares së deritanishme të koalicionit qeveritar, Partia e lirisë dhe lista Ject me të cilat kanë shumicë në Parlament.

Në vitet paraprake, edhe pse janë shpallur zgjedhje të parakohshme dhe ndarje të koalicioneve, partitë e atëhershme qeveritare njëzëri i hodhën poshtë kërkesat për votim për mosbesimin e qeverisë.

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme parlamentare do të parashtrohen dy kërkesa. Njëra për SPO-në e cila parasheh mosbesim të tërë qeverisë së Sebastijan Kurc dhe tjetra e listës Ject të cilët kërkojnë vetëm ndërrimin e kancelarit, e jo edhe tërë qeverinë kalimtare.

Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, së pari do të diskutohet për kërkesën për tërë qeverinë./TV21