Imazhe të bukura nga India

Imazhe të bukura nga India

India ka një terren të gjerë dhe të larmishëm duke filluar nga liqenet mahnitëse e deri tek malet e mbuluara nga dëbora, shkretëtirat epike dhe plazhet e mahnitshme që tregojnë bukuri të ndryshme dhe të pasura kulturore të vendit. India përveç kulturës së saj të veçantë, njihet edhe si ndër vendet më të shenjta në botë.

Tani do të ju tregojmë disa imazhe nga vendet të cilat cilësohen për hijeshinë e Indisë dhe ja vlen të vizitohen.

Nohkalikai Falls, është një nga ujvarat më të larta të vendit rreth 4,000 metra, përcjell rtv21.tv

Taj Mahal, është mauzoleu (vendi ku janë vendosur njerëzit e vdekur) më i vjetër në botë, i takonte Mumtaz Mahal , gruas së tretë të perandorit Mughal Shah Jahan. Punëtorët kaluan rreth 20 vite duke e ndërtuar ndërtesën e mermerit. Tani ajo është një simbol i dashurisë së përhershme.

Chand Baori Stepwell në fshatin Abhaneri, Rajasthan është një nga ndërtesat më të mëdhja në botë, ku disa nga pjesët e saj të strukturës datojnë që nga shekulli i VIII.

Bashkimi i lumenjve Indus dhe Zanskar afër rajonit Ladakh të Indisë veriore.

Koha kur lumi Zanskar ngrin dhe bëhet rruga për udhëtimin e vështirë të Chadar, shëtitje 65-milje në temperatura të ulëta deri në -35C

“Dal Lake- Liqeni i Luleve” në Srinagar në shtetin Indian të Jammu dhe Kashmir.

Në Indinë verilindore, njerëzit ndërtojnë ura nga rrënjët e fiqëve.

Shkretëtira “Thar” në rrethin Kutch të Gujarat ku njihet ndryshe si “Perëndimi i egër” i Indisë.

Liqeni Pangong, në kufirin me Indinë dhe Kinën, 4,350m mbi nivelin e detit në Himalaje, përcjell rtv21.tv

Ujvara Falls Chitrakote, në lumin Indravati në perëndim të Jagadalpur, vend ku mund të shohësh ylberë të bukur gjatë sezonit me shi.

Ishulli Agatti që shtrihet në territorin e Lakshadweep./21Media