Vendet e BE-së njohin zyrtarisht Guiadon president të Venezuelës

Vendimi vjen pasi Maduro refuzoi të dielën afatin e vënë nga BE për shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, njohën zyrtarisht liderin e opozitës, Juan Guiado si president të Venezuelës. Vendimi vjen pasi presidenti Nicolas Maduro, refuzoi të dielën afatin e vënë nga BE për shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve.

Guiado u vetëdeklarua udhëheqës i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA-ve.

Rusia, mbështetëse e Maduros akuzoi vendet e BE-së për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Venezuelës.

Derisa presioni për largimin e Maduros është në rritje, ky i fundit nuk përjashtoi edhe mundësinë e një lufte civile.

Në një intervistë televizive, Maduro paralajmëroi se presidenti Donald Trump ‘mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë i mbuluar me gjak’, në rast të ndërhyrjes ushtarake nga ana e SHBA-ve,

Back to top button