Sondazh i ri i FMN-së

Sondazh i ri i FMN-së

Vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE), mund të përballen me rënie të fuqishme të fuqisë punëtore gjatë 30 vjetëve të ardhshëm, paralajmëroi sot Tao Jang, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në konferencën ndërkombëtare “Demografia, punësimi dhe rritja: Menaxhimi i së ardhmes në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore” në Dubrovnik, Jang paraqiti të dhëna nga një sondazh i ri i FMN-së që tregon se popullsia në vendet e CESEE, në vitin 2050, do të përballet me një rënie prej 12 për qind të popullsisë për shkak të plakjes dhe migrimit.

Bullgaria, Letonia, Polonia dhe Ukraina parashikohen të shënojnë rënien më të madhe të fuqisë punëtore prej më shumë se 30 për qind deri në vitin 2050, transmeton Emerging Europe.

“Por në disa raste më të mira, si Sllovakia apo Serbia, fuqia punëtore mund të bjerë me 20 për qind deri në vitin 2050. Emigrimi ka përkeqësuar problemin e reduktimit të fuqisë punëtore dhe përshpejtimin e plakjes së shteteve “, raporton portali.

FMN vlerëson se pa presion demografik, BPV për frymë në rajonin e CESEE mund të arrijë në 74 për qind të Evropës Perëndimore deri në vitin 2050, krahasuar me 52 për qind në vitin 2020, ndërsa me sfida demografike kjo do të arrinte në vetëm 60 për qind./KP