Kërkohet Kosova të heqë taksën ndërsa Serbia të ndal fushatën agresive ndaj Kosovës

Kërkohet Kosova të heqë taksën ndërsa Serbia të ndal fushatën agresive ndaj Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet dhe kanë kërkuar që  të dy palet të të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët. Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në reagimin e vendeve të QUINT-it.

Këto vende deklarojnë se janë të gatshëm të forcojmë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por thonë se mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës. Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre ”, thuhet tutje në reagimin e vendeve të QUINT-it.

Kosova dhe Serbia e kanë ndërprerë dialogun për normalizim marrëdhëniesh në fund të vitit të kaluar./21Media