Përgatitjet për "Hardh Fest" janë në fazën përfundimtare

Përgatitjet për “Hardh Fest” janë në fazën përfundimtare

Përgatitjet për festën e vjeljes së rrushit tani më festë me renome ndërkombëtare apo siç po njihet në dy vitet e fundit “HardhFest”, janë në fazën përfundimtare, kështu bëjnë të ditur organizatorët e festivalit përmes një njoftimi për media.

Si deri ku kanë shkuar përgatitjet të cilat janë bërë nga këshilli organizativ, nga afër i ka parë edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili me këtë rast i ka përgëzuar të gjithë anëtarët e komisionit për punën e bërë deri më tani.

Të rëndësishme vizitën Kryetarit Vehapi e ka quajtur kryesuesi i këshillit organizativ, Agron Sokoli, i cili ka thënë se vizita e Vehapit është e rëndësishme.

“Kjo dëshmon se në kemi pasur në vazhdimësi përkrahjen institucionale dhe falë kësaj përkrahje ne kemi arritur që të bëjmë një organizim të mirë”, është shprehur ai.

Ndryshe, “Hardh Fest” fillon nesër dhe zgjat deri më 10 shtator.nën sloganin “Mbas verës, vjen vera”./21Media