El Salvadori e ka ndaluar gërmimin e arit dhe metaleve tjera

El Salvadori e ka ndaluar gërmimin e arit dhe metaleve tjera

​El Salvadori ka hyrë në histori, pasi që në këtë shtet të Amerikës së Mesme është marrë vendimi për ndalimin e gërmimit të arit dhe metaleve tjera, gjë e cila e bën këtë vend të parin në botë që ka marrë një ndalesë të tillë me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

Ligjvënësit në këtë mënyrë shpallën El Salvadorin vend të lirë nga minierat. Po ashtu është marrë vendim për ndalimin e përdorimit të cianidit dhe zhivës në miniera.

Pedro Cabezas, njëri nga aleatët në luftën kundër minierave në El Salvador, tha se votimi i këtij ligji është fitore e komunitetit. “Për më shumë se dhjetë vjet ka zgjatur lufta kundër kompanive të minierave. Ndalesa siguron qëndrueshmërinë afatgjate ekologjike të vendit”, tha ai.

Ndryshe, vendimi në El Salvador pasoi luftën e gjatë për mbrojtjen e resurseve ujore në vend, të cilat i ndotin projektet e minierave.