Cigaret elektronike kanë efekt negativ në shëndetin e njerëzve

Cigaret elektronike kanë efekt negativ në shëndetin e njerëzve

Kabineti indian para pak ditësh njoftoi ndalesën e prodhimit, importimit dhe shitjes së cigareve elektronike, për shkak se rrezikojnë shëndetin e njerëzve.

Sipas ministrit të financave, Nirmala Sitharaman, është aprovuar ndalesa për shkak të ndikimit që ka te të rinjtë, transmeton rtv21.tv

Nuk është e qartë nëse urdhri do të ndalojë përdorimin e pajisjeve të avullimit.

India ka më shumë se 100 milionë përdorues të cigares, duke e bërë një market potencial për kompanitë e cigareve elektronike.

Shkelësit e urdhrit do të dënohen me burgim deri në tri vjet.

“Kjo nënkupton se prodhimi, shitja, importi dhe eksporti, shpërndarja dhe reklamat lidhur me cigaret elektronike janë ndaluar”, tha Sitharaman në një konferencë.

Një studim i fundit për cigaret elektronike thotë se tymosja një orë e shishas është e njëjtë si konsumimi i 150 cigareve./21Media