Aplikimi i parfumit te kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë

Aplikimi i parfumit te kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë

Kur hedhim një parfum, mund të kemi shumë dëshira dhe mendime në kokë, madje shumë mund të vorbullojnë të pandërgjegjshme, por mes tyre me siguri që është dëshira dhe mendimi që kjo aromë të ndihet aq sa duhet dhe gjatë gjithë kohës.

Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës, por mbi të gjitha ta hidhni në pikat e duhura të trupit.

Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm te kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si kërthiza.

Pikërisht siç e lexoni, hidhni parfum mbi kërthizë! Aplikimi i parfumit te kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë, si dhe krijon nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë.