Aktori në 2020 do t’i bashkohet forcave ushtarake

Aktori në 2020 do t’i bashkohet forcave ushtarake

Can Yaman është aktor i famshëm turk me prejardhje shqiptare. Ai u bë i njohur  për rolet e tij në serialet “Erkenci Kus “, “Inadina Ask”,  “Dolunay” e shumë seriale tjera.

Can ka habitur të gjithë fansat e tij me deklaratën e fundit  ku u shpreh se në janar të vitit 2020, do t’i bashkohet forcave ushtarake, shkruan rtv21.tv

Aktori shumë i pëlqyer, me këtë vendim do të heqë dorë nga detajet që e karakterizojnë në pamje, siç janë flokët dhe mjekra.

Një vendim i tillë ende nuk është pranuar nga fansat, të cilët i bëjnë pa pushim thirrje për të ndryshuar mendje.

Cani është shprehur se është i detyruar ta kryejë shërbimin ushtarak.

Ai madje, ka kërkuar nga fansat që mos ta marrin si një tragjedi  një vendim të tillë. /21Media