Rasti Dehari i kalon Prokurorisë Speciale

Rasti Dehari i kalon Prokurorisë Speciale

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar vendimit të Kryeprokurorit të Shtetit që rasti Dehari t’i kalojë Prokurorisë Speciale. Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se  të gjithë ata që janë përfshirë në këtë rast do të ndiqen penalisht.

“Ngadal por sigurt të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në vrasjen e Astrit Deharit , shtytjen për vrasje, fshehjen e vrasjes do të ndiqien penalisht. Rasti ma nuk është në prokurorinë në Prizren, dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë ma qasje në lënden e aktivisitit të Lëvizjës Vetëvendosje.! që u vra për arsye politike.”, ka shkruar Gashi.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./21Media