Nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve

Nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka hedhur si të palejuara ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hudhur si të palejuara ankesat e lartë theksuara”, thuhet në komunikatën e PZAP./21Media