Vendimi për taksën mbledh krerët e koalicionit

Mustafa ndodhet në Kuvend

Në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ndërkohë, më vonë pritet të takohet me Albin Kurtin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po shprehet e bindur se nuk ka asnjë tendencë dhe qëllim për të dëmtuar relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pyetur në lidhje me deklarimet e të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell se tarifa duhet të hiqet pa kushte, ajo tha se do të dalin me një qëndrim pas takimit që do ta zhvillojnë sot me kryeministrin Albin Kurti.

Back to top button