Ismaili flet për vendimin e Gjykatës Supreme

Ismaili flet për vendimin e Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme mori vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata. Numërimi i votave të diasporës nisi sot në orën 21:00

Valmir Ismaili, nga OJQ D+, në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme ka krijuar një precedent shumë të keq për zgjedhjet në Kosovë.

“Këtu është tentuar të krijohet një kauzë se kush është me diasporën dhe kush është kundër diasporës. Në fakt askush nuk është kundër diasporës, mirëpo vullneti për të zgjedhur ka një afat kohor. Ne kemi shikuar që në të gjitha vendet e botës ku pranohen votat me postë, do të thotë votat me postë duhet të arrijnë ose kështu siç e kemi ne 24 orë para mbajtjes së zgjedhjeve ose deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Përndryshe shprehimisht thuhet në disa ligje që ato fletëvotime që vijnë me vonesë duhet të shkatërrohen”, ka thënë Ismaili.

Ai tha se me vendimin që ka marr Gjykata Supreme ka ndryshuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme./21Media