Vendoset ora policore në rajonet me popullatë kurde

Vendoset ora policore në rajonet me popullatë kurde

Me qëllim të neutralizimit të anëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, organizatë kjo e cila po kryeson luftën e armatosur kundër Turqisë që nga viti 1984, autoritetet turke kanë vendosur orë policore në shumë rajone në juglindje të vendit, me popullatë shumicë kurdë.

“Ora policore do të hyjë në fuqi nga 14 shkurti dhe do të zgjasë për një kohë të pacaktuar”, u theksua në komunikatën e autoriteteve në Diarbakir.