Projekti është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural

Projekti është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural

Me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe orientimit më të lehtë të vizitorëve të huaj, Komuna e Prizrenit ka vendosur tabelat informuese që tregojnë drejtimin dhe largësinë e monumenteve kulturore apo institucioneve me rëndësi.

Sipas komunës, ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, ndërsa tabelat janë vendosur në udhëkryqet kryesore të qytetit.