Më 24 prill do të mbahet mbledhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Më 24 prill do të mbahet mbledhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj sot zhvilloi takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në të cilin vendos që të mbahet një mbledhje e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Hoxhajt mbledhja e përbashkët do të mbahet më 24 prill.

“Një temë e diskutimit dhe ndër më të rëndësishmet ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive që kësaj radhe do të mbahet në Vlorë. Kemi një lajm të mirë që do ta ndajmë me ju që mbledhja e përbashkët do të mbahet më 24 prill”, ka thënë Hoxhaj.

Ndryshe, Hoxhaj gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi një sërë takimesh me krerë të lartë të shtetit shqiptar.