Vendoset flamuri i NATO-s para qeverisë

Zaev: Jemi në rrugën e progresit dhe zhvillimit

Para godinës së Qeverisë së Maqedonisë u mbajtë ceremonia solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s.

Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri, Zoran Zaev tha se kjo është faqe e re e historisë.

“Sot po e vendosim flamurin e NATO-s, i cili bashkë me atë evropian dhe flamurin tonë përcakton ardhmërinë. Ky  nuk është vetëm simbol, por, realitet. Kjo është një faqe e re e historisë sonë”, tha ai.

Zaev shtoi se sot me siguri të madhe themi se atdheu është në rrugën e vërtetë drejt progresit dhe zhvillimit të pa ndërprerë, raporton Tv21. /21Media 

Back to top button