Po zëvendësohet flamuri kombëtar me atë shtetëror

Po zëvendësohet flamuri kombëtar me atë shtetëror

Pas shumë kërkesave që me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, flamuri shtetëror është duke u vendosur në hyrje të Prishtinës.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës ,megjithatë kjo nuk ka ndodhur deri më tani kur ora shënon 19.30.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot ka dhënë urdhër për vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi”. Kurse kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte arsyetuar që vendosja e flamurit nuk është në kompetencën e tij.

Vendosja e flamurit po monitorohet nga Policia e Kosovës.