Mangjolli një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare

Mangjolli një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare

Bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës e Azem Bejtës, Shaban Mingjollit, luftëtarit të Lëvizjes Kaçake, sot iu vendos gurthemeli i Kullës Muze.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cilësoi Shaban Mangjollin patriot të veçantë nga Drenica heroike.

Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem sot në Mikushnicë, në Skenderaj e në Drenicën heroike për ta vendosur gurthemelin e një patrioti të veçantë dhe të shquar të Lëvizjes së Kaçakut, të bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, Azem Galicës, pra për ta vendosur gurthemelin e Shaban Mangjollit, Kullës Muze, e cila do të jetë reflektim i gjithë veprimtarisë së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij që nga robëria deri te lira e te pavarësia e deri të ndërtimi i shtetit të Kosovës ”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se janë duke u përkujdesur si ministri për të gjithë ata që kanë dhënë shumë për Kosovën.

Padyshim që kjo do të jetë një pikë referuese edhe për shumë hulumtues e shkencëtarë të cilët do të hulumtojnë për veprimtarinë dhe për e Lëvizjen Kaçakut, dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që si Ministri edhe si ministër jemi duke treguar një përkujdesje të veçantë për të gjithë atyre që kanë dhanë shumë për vendin tonë, në të gjitha periudhat e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, shtoi ministri.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtohet e ardhmja.

Ai tha se Shaban Mangjolli një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare.

Sot vëmë gurthemelin e Kullës së heroit Shaban Mangjolli, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës, që një jetë të tërë ia kushtoi çështjes Kombëtare me Lëvizje Kaçake deri në vdekjen e tij, kështu qe ne do ta kujtojmë për jetë e mot si popull shqiptarë se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen”, tha Jashari.

Shaban Mangjolli, stërnipi i Shaban Mangjollit, tha se është mirë që edhe pas pesë herë që është djegur Kulla ajo po rindërtohet.

Ju falënderoj të gjithë popullin e Kosovës që edhe një herë pas 93 vjetëve kjo Kullë po vendoset edhe pse është djegur pesë herë prapë po gjallërohet”, tha ai.

Në fshatin Mikushnicë në vendosjen e gurthemelit të Kullës Muze, të pranishëm ishin veteranë të luftës së fundit të UÇK-së,  familjarë, bashkëfshatarë e shumë të tjerë.