Laura nga sot do të menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Laura nga sot do të menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Sot në hyrje të qendrës turistike në Brezovicë është rikthyer laura, e cila tash e tutje do të menaxhohet nga MMPH-ja, njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas komunikatës nga MMPH-ja, kjo është bërë në kuadër të strategjisë së Ministres Albena Rashitaj dhe planeve konkrete për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve kombëtare që janë në për gjegjësi të MMPH-se, duke respektuar ligjet në fuqi.

“Vendosja e saj do t’i mënjanojë keqpërdorimet e mundshëm nga persona të paautorizuar të cilët në të kaluarën kishin obliguar qytetarët të paguajnë për hyrje dhe qëndrim në qendrën turistike.”, thuhet në njoftim.

Tutje në komunikatë theksohet se deri në vitin 2015 të gjitha pjesët e parkut “Sharri” janë menaxhuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përveç pjesës së Shtërpcës e cila është menaxhuar për shumë vite jashtëligjshëm nga një kompani e ashtuquajtur “Serbia suma” të cilës u janë marrë pajisjet dhe objektet që ka shfrytëzuar.

“Kjo kompani jashtëligjshëm kishte vendosur laurën në hyrje të parkut në Brezovicë dhe mjetet e arkëtuara i kishte marrë për vete.”, thuhet në kumetesë

Brezovica si qendër skijimi i takon zonës se dytë dhe të tretë të parkut kombëtare “Sharri” të shpallura më 1984 e të zgjeruar në dhjetore të vitit 2012 me ligjin e ri të Parkut kombëtar “Sharri”.

Sipas këtij ligji parku menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës./21Media