2 javë punë për këtë mozaik

2 javë punë për këtë mozaik

Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë është bërë vendosja e një mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katrorë.

Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës” dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tregoi më shumë detaje për punën që e ka bërë, teksa tha se iu janë dashur afër 2 javë për ta përfunduar. Hoxha tha se mozaiku do të jetë i përhershëm në këto ambiente të Policisë.

Ndërkaq, zëdhënësi, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë.

Për nder të 20-vjetorit të themelimit të policisë së Kosovës janë mbajtur shumë aktivitete. Më 13 shtator, diplomoi gjenerata e re e policisë. Rreth 416 pjesëtarë të rinj i janë shtuar policisë së Kosovës.

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, tha se policia është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.