Dokumentohet historia e Holokaustit në një formë tjetër

Dokumentohet historia e Holokaustit në një formë tjetër

Miriam Sharir, ishte një e mbijetuar e kampit të vdekjes në Holokaust, ku 1.1 milion njerëz u vranë brutalisht dhe vetëm 7500 prej tyre mbijetuan.

Nipi i të mbijetuares Miriam Sharir vendosi që fotografitë e saj t’i vendos në vendin ku ndodhi tmerri për t’i dokumentuar momentet e jashtëzakonshme hereoike.

“U rrita nga ana e saj, gjithmonë pranë. Gjatë viteve të adoleshencës, ajo gradualisht filloi të ndante me ne disa nga përvojat e saj të tmerrshme, si dhe momentet e saj jashtëzakonisht heroike në kamp. Ajo kurrë nuk dëshironte që unë të shkoj atje. Ajo nuk mendonte se kisha ndonjë arsye për të shkuar”, rrëfen ai.

Pas një dekade kur i vdiq gjyshja ai deshi që ato momente te mbetën në histori dhe nipat e mbesat e asaj familje ta mësojnë historinë e gruas që nuk e dëgjuan kurrë, transmeton rtv21.tv.

“Ata kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë nga gruaja që kishte qenë atje; ata kurrë nuk kanë përjetuar implikimet. Kuptova se unë, si një brez i 3-të, ishte lidhja e fundit midis atyre që përjetuan tmerret dhe gjeneratën e ardhshme që vetëm dëgjojnë tregimet”, tha ai.

Vitin e kaluar nipi i të mbijetuares së Holokaustit shkoi në kampin e vdekjes dhe dokumentoi jetën e 4 gjeneratave që nga mbijetesa e gjyshes. Mblodhi fotot e familjes së tij dhe i shpërndau në korniza në të gjithë kampin.

“Megjithëse është shumë personale, vendosa të shpërndaj këtë seri fotografishë në mënyrë që më shumë njerëz të mësojnë rëndësinë e mos harruar kurrë atë që ndodhi vetëm 73 vjet më parë.

27 janari gjithashtu shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit./21Media