Vendvotimi në Kaçanik pa rrymë

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë mbrëmë

Në Komunën e Kaçanikut janë hapur të gjitha vendvotimet ku është evidentuar edhe një parregullsi në këtë komunë, pra ndërprerja e energjisë elektrike.

Në këtë komunë janë 21 qendra me 47 vendvotime të cilat sipas zyrarëve të KQZ’së komunale të Kaçanikut janë hapur me kohë dhe se nuk ka pasur parregullsi të tjera përveç mungesës së energjisë elektrike që nga mbrëmë e deri sot në orën 10, raporton rtv21.tv.

Sipas menaxherit të kësaj qendre Avdyl Rekës, çdo gjë ka filluar me kohë dhe se problem ka qenë vetëm energjia elektrike. Reka bëri të ditur se nga 6 mijë e 189 votues sa pritet të votojnë në këtë qendër dhe deri më tani kanë votuar 340 qytetarë. Në këtë komunë të drejtë vote kanë mbi 33 mijë qyetarë. Disa qyetarë u ankuan për mosorganizim të duhur./21Media

Back to top button