Kundërshtojnë planet e qeverisë për një asambleje të re kushtetuese

Kundërshtojnë planet e qeverisë për një asambleje të re kushtetuese

Më shumë se shtatë milionë votues kanë marrë pjesë në një referndum të organizuar nga opozita në Venezuelë, me votuesit që kundërshtojnë fuqishëm planet e qeverisë për krijimin e një asambleje të re kushtetuese, që do të shpërbënte asamblenë kombëtare dhe do të rishkruante kushtetutën.

 

Një infermiere është qëlluar për vdejke, ndërkohë që po priste në radhë për të votuar në kryeqytetin Karakas. Dy burra në një motoçikletë hapën zjarr, duke vrarë kështu 61 vjeçaren Ksiomara Soledad Skot, dhe duke plagosur tre persona të tjerë.

Opozita i fajëson “grupet paramilitare” për të shtënat, për të cilat prokurorët thanë se i kanë hapur hetimet, transmeton rtv21.tv

Ndarazi, një gazetar i quajtur Luis Olavarrieta është rrëmbyer nga siç ka thënë një grup mbështetësish të qeverisë, të cilët e plaçkitën dhe e rrahën, por se arriti të shpëtonte prej tyre.

Sipas planit të presidentit Maduro, votimi për asamblenë e re kushtetuese do të zhvillohet më 30 korrik, me 545 anëtarët e saj që do të kenë kompetencat për të shpërbërë institucionet shtetërore, përfshirë edhe Asamblenë Kombëtare, ku partitë opozitare janë shumicë.

Opozita ndërkaq kërkon zgjedhje të reja para skadimit të mandatit të Maduros në fillim të 2019-ës, dhe thonë se rishkrimi i kushtetutës do të shtyejë zgjedhjet rajonale të këtij viti, dhe ato presidenciale të vitit të ardhshëm. Ajo druan se formimi i asamblesë së re, do të ishte paralajmërim për shpierjen e vendit në diktaturë, ndërkohë që presidenti Maduro argumenton se asambleja kushtetuese është e vetmja mënyrë për ta ndihmuar vendin të dalë nga kriza politike dhe ekonomike dhe i përshkroi votimet e së dielës si “shumë domethënëse”.

Në të njëjtën ditë me referendumin jozyrtar të thirrur nga opozita, qeveria zhvilloi një “test” të votimeve të 30 korrikut, të cilin e përshkroi si shumë të suksesshëm./21Media