Pjesë e filmit Tom Hardy

Pjesë e filmit Tom Hardy

Aktori i njohur, Tom Hardy zyrtarisht do të marrë pjesë edhe në pjesën e dytë të filmit “Venom”. Këtë lajm e ka konfirmuar producentja, Amy Pascal, e cila zbuloi se shpejti aktori britanik do të luajë në rolin e Eddie Brock.

Mund të them se Tom Hardy do të rikthehet të interpretojë këtë personazh si askush tjetër. Sony ka bërë një punë të mirë me këtë film, pastaj është Tom Hardy, Kur mendon për Venom nuk mund të mendosh për një aktor tjetër”, ka thënë Pascal, përcjell rtv21.tv

“Venom” pati një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2018, kështu duke bërë që në pjesën e dytë të këtij filmi të luaj sërish Tom Hardy./21Media