Tenistja e famshme Venus Williams ka shkaktuar një aksident duke lënduar një person, i cili ka vdekur 2 javë më vonë

Tenistja e famshme Venus Williams ka shkaktuar një aksident duke lënduar një person, i cili ka vdekur 2 javë më vonë

Shoferja e makinës tjetër, e cila ishte gruaja e viktimës, ka treguar se makina e Venus-it kishte dalë papritur në udhëkryq, dhe ajo nuk kishte pasur kohë të ndalej.

Venus i tha policisë se ajo po tentonte të largohej nga udhëkryqi por kishte trafik dhe ajo mbeti e bllokuar në një pozitë të pa lakmueshme. Williams e quajti aksidentin si “të pafat”. Sipas saj ajo ka hyrë në udhëkryq në dritë të gjelbër, duke udhëtuar me shpejtësi 5 milje në orë kur zonja Barson ishte ndeshur me të. Autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë dënim për thyerje të ligjit tenistes, ka bërë të ditur avokati i saj Malcolm Cunningham, shkruan rtv21.tv.

Burri që ka vdekur Jerome Barson kishte pësuar lëndime në kokë, duke mos mbijetuar. Edhe gruaja e tij është dërguar në spital me eshtra të thyera dhe lëndime tjera, por ka mbijetuar.

Policia thonë se Venus e ka shkaktuar aksidentin, duke zënë të drejtën e lëvizjes së veturës tjetër. Policia gjithashtu thonë se nuk ka fakte që Venus ishte nën influencën e ndonjë droge apo alkooli, e as nuk ka fakte që Williams ishte e hutuar nga ndonjë mjet elektronik./21Media