Babai i saj është i zemëruar me Beben

Babai i saj është i zemëruar me Beben

Bebe Rexha ka udhëtuar drejt New York-ut për t’u takuar me babain e saj, i cili kohëve të fundit u bë pjesë e mediave rozë për shkak të kritikave që i ka dhënë Bebes, për projektin e saj më të ri të titulluar “Last Hurrah”.

Në videoklip, Bebe ka sjellë skena eksplicite e provokative, pas të cilave ka reaguar i ati i saj, Flamur Rexha. Këtë e ka bërë të ditur Bebe përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se “Babai im ende vazhdon të mos më flas, pasi që pa videoklipin e këngës “Last Hurrah”, transmeton rtv21.tv

Pas disa ditëve, Bebe ka zbuluar përmes stories në Instagram se çka i ka thënë babai asaj dhe ka shkruar mbishkrimin se babai i saj e urren atë.

“Bënë mirë nëse ndalesh duke publikuar pornografi sepse më bënë të ndjehem keq nuk mund ta pranojë këtë më. Ndjehem i turpëruar të dal në publik, jam shumë i dëshpëruar nuk mund ta besoj”, ka qenë mesazhi që babai i Bebes i ka dërguar asaj.

Ajo është parë në aeroportin e Los Angelosit, derisa po udhëtonte në Brooklyn për t’u takuar me babain e saj, që nuk i ka folur me javë pas lansimit të “Last Hurrah”.

Në Los Angelos ajo i ka thënë TMZ: “Ai nuk ka folur me mua, janë bërë dy javë. Kjo është arsyeja pse po udhëtoj për në New York. Sinqerisht”.

Fansat e Bebes e fajësuan babain e saj për atë që ka thënë. Kjo gjë e ka penguar Beben, e cila është shprehur se ndjehet keq që i ka publikuar ato mesazhe të babait dhe se ai është babai i saj pavarësisht çdo gjëje.

“Unë bëra shaka me fansat e mi, por ata u çmendën pas fotografive që i publikova”, ka thënë ajo.

Më tej Bebe ka thënë: “Ju duhet ta respektoni babain tim, ai është babai im para që nga dita e parë. Videoja ime është pak çmenduri”, duke shtuar se tani duhet të jetë më e kujdesshme.

“Duhet të jem më e kujdesshme tani, sepse nuk e prisja që një fotografi e tillë mund të bëhet kaq problematike dhe duhet të jem e kujdesshme për jetën time personale”, ka thënë artistja.

“Last Hurrah” me videoklip është publikuar para pak ditësh, ndërsa në versionin audio është publikuar më herët./21Media