Mustafi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të

Mustafi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të

Skuadra e Arsenalit mbrëmë pas mesante zhvilloi ndeshje miqësore me Colorado Rapids. Në këtë ndeshje, fitues dolën ‘Topçinjtë’, të cilët fituan me rezultat 3:0.

Për Arsenalin në minutën e 13-të shënoi Bukayo Saka, në të 29-tin James Olayinka dhe në të 61-in, transferi i ri Gabriel Martinelli.

Përballja e Arsenalit me Colorado Rapids u bë virale në rrjete sociale me proganist Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, me ç’rast mori e mori edhe shiritin e kapitenit.

Në vend që ta vendoste shiritin në dorën e majtë, Mustafi e vendosi në të djathtën, veprim i cili mori vëmendje në rrjete sociale.