Veprimi i pilotit që tmerroi qytetarët
11 Tetor 2018
Tmerrohen qyetarët, aeroplani fluturon mespërmes rrokaqiejve
Tmerrohen qyetarët, aeroplani fluturon mespërmes rrokaqiejve
Punonjësit e zyrave dhe banorë kanë mbetur të tmerruar pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Australiane fluturoi pak metra nga ndërtesat e larta gjatë një festivali të madh.
Aeroplani Boeing C-17 ishte pjesë e një shfaqje ushtarake ‘Riverfire’ në South Park.
Video tregon aeroplanin gjigand që fluturon nëpër qytet drejt rrokaqiejve dhe që ngrihet lart në minutën e fundit për të shmangur përplasjen. Ndërsa, qytetarët e tmerruar kanë telefonuar policinë.
Marifeti i pilotit u konsiderua i panevojshëm dhe i rrezikshëm.
“Një gabim i vogël dhe gjithë ato ndërtesa do ishin shkatërruar e njerëzit do kishin vdekur,”-tha një qytetar.
‘Riverfire’ është event që zhvillohet çdo vit në Brisbane, raporton Oranews. Ky i fundit është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar në shtetin australian të Queensland-it.