Ajo dukej tërheqëse dhe e buzëqeshur

Ajo dukej tërheqëse dhe e buzëqeshur

E dashura e futbollistit të njohur, Mesut Ozilit, aktorja Amine Gulse duket se po i rri afër çdoherë e më shumë të dashurit. Kjo pasiqë modelja turke ka përcjellur nga publiku Ozilin, në ndeshjen e tij të parë pas pushimeve.

E për të dëshmuar këtë, bukuroshja turke për ndjekësit e saj të shumtë ka hedhur edhe disa fotografi në rrjete sociale.  Në njërën fotografi ku gjendej edhe Ozil ajo kishte shkruar: ”Loja e parë në sezon”, ndërsa në të dytën shihej ajo e buzëqeshur, teksa kishte shkuar për të ndjekur live të dashurin.

Ndryshe, Amine Gülşe  në vitin 2014 e fitoi titullin si më e bukura e Turqisë, ndërsa tani po e vazhdon karrierën si aktore./21Media