Ja çfarë bën vajzat e aktores së njohur

Ja çfarë bën vajzat e aktores së njohur

Duke qenë se prindërit i kanë të njohur, edhe fëmijët e tyre dashje e padashje bëhen pjesë e mediave rozë. Kështu është edhe me Tarën dhe Kaia-n, dy vajzat e aktores së njohur kosovare, Teuta Krasniqit, të cilat shpeshherë janë pjesë e mediave rozë për imazhet që postojnë prindërit e tyre në rrjetet sociale.

Kështu ka ngjarë edhe së fundmi, kur aktorja e njohur ka hedhur në instagram një video të bukur të vajzave të saj, Kaia-s dhe Tarës, shkruan rtv21.tv

Para gjumit, vajza e vogël e aktores shihet duke ”lexuar” libër, derisa kah fundi i videos shfaqet edhe vajza e madhe e Teutës, Tara e cila përqafohet me motrën.

Vajzat shihen mjaft të lumtura dhe të qeshura me njëra-tjetrën, derisa edhe Teutës i dëgjohet zëri i lumtur teksa i sheh vajzat.

Ndryshe, Kaia është vajza e vogël e Teuta Krasniqit, të cilën e ka me Adonis Morinën, ndërsa, Tara është vajza e madhe e Teutës, të cilën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin./21Media

Leximi para gjumit 🙏🙏🙏 @kaia_k_morina

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on