Kina po e konsideron ndërhyrje në Punët e Brendshme

Kina po e konsideron ndërhyrje në Punët e Brendshme

Derisa Uashingtoni ka mbështetur institucionalisht ligjet në favor të protestave disamujore për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Hong-Kong, Kina dhe Hong-Kongu nuk po e pëlqejnë veprimin e Donald Trump.

Dokumentet e firmosura të mërkurën nga presidenti, Donald Trump parashohin sanksione për zyrtarët kinezë që abuzojnë me liritë e banorëve të qytetit gjysëm-autonom kinez dhe rishikim të statusit preferencial për raportet tregtare me Hong-Kongun.

I firmosa këto ligje nga respekti për presidentin Shi Xhinping, për Kinën dhe popullin e Hong-Kongut. Shpresoj që dallimet do i zgjidhin bashkë miqësisht në interes të paqes dhe prosperitetit afatgjatë,” njoftoi Trump me një deklaratë për shtyp.

Kina ka konsideruar aktin amerikan ndërhyrje në Punët e Brendshme të vendit dhe thirri ambasadorin amerikan për t’i dorëzuar letrën e protestës diplomatike.

Kina do i kundërpërgjigjet me vendosmëri veprimeve të gabuara të palës amerikane, e cila do të mbajë përgjegjësi të plotë për pasojat,” deklaroi  Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.

Ndërsa edhe qeveria e Hong-Kongut tha se nisma e SHBA-së dërgon sinjalin e gabuar nuk e zgjidh situatën.

Sipas ekspertëve, zhvillimet e fundit mund të rrezikojnë arritjen e marrëveshjes tregtare që dy superekonomitë po negociojnë prej muajsh./21Media