Temperatura maksimale deri në 26 gradë

Temperatura maksimale deri në 26 gradë

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, “Vera e Vogël” do të vazhdojë edhe disa ditë. Kështu edhe sot, mbi vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 7 e 25 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu do të kemi mot të kthjellët, me temperatura të pandryshuara, ato do të sillën në mes 7 e 25 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Meteorologët parashohin që edhe pjesa e parë e javës të ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat në mëngjes do të sillën në mes 6 e 7 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 24 e 26 gradë Celsius./21Media