Ja me cilin emër përkëdhelës e quan Vera-Ritën

Ja me cilin emër përkëdhelës e quan Vera-Ritën

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi është tejet e angazhuar me turneun e saj muzikor të albumit shumë të suksesshëm, “Phoenix”.

Ajo mbrëmë në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 14 milionë ndjekës ka shpërndarë një video nga koncerti në Liverpool. “Liverpool mbrëmë ishte mrekulli, ju dua”, ka shkruar ajo sipër videos së publikuar, përcjell rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Liverpool you were amazing last night I love you!!! ❤️❤️❤️ #PhoenixTour 📸 @iamkaj

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Në videon e publikuar, Rita ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, por vëmendje të madhe ka marrë komenti i nënës së saj, Vera Orës. “Oh llokum”, ka shkruar ajo në postimin e Ritës, duke e shoqëruar komentin e saj me dy zemra: të kuqe dhe të zezë.

Rita asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë se sa krenare është me prejardhjen e saj. Ajo shpeshherë publikon fotografi e video në të cilat flet shqip.

Sa i përket projekteve muzikore, Rita Ora fshehurazi ka bashkëpunuar me rep-artistin xhamaikian, Sean Paul për projektin e ri që do të lansohet gjatë kësaj vere. Këtë bashkëpunim ekskluzivisht e ka bërë të ditur portali, “Daily Star Online”, ku sipas tyre këtë e ka konfirmuar vetë rep-artisti në prapaskenat e “Radio 1’s Big Weekend”. Krahas këtij bashkëpunimi, këtë të premte do të publikohet kënga më e re e artistes, “Ritual” që është në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue./21Media