Vera Ora tregon edhe njëherë se është një nënë tipike shqiptare

Vera Ora tregon edhe njëherë se është një nënë tipike shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora po merr pjesë në Festivalin e Kanës.

Bukuroshja është prezantuar me veshje të ndryshme në tapetin e kuq ku ka shkëlqyer, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë edhe pse është yll botëror, nëna e saj Vera dëshmon edhe një herë se është tipike shqiptare dhe nuk ka lazdruar aspak vajzën e saj.

Kur Rita po nisej për në Kanë, e ëma në fotografinë e postuar në Instagram i ka komentuar: “Ndalu Rita ke harruar t’i lash enët këtë mëngjes.”

Ndonëse komenti ishte i shoqëruar me një emoji duke qeshur, ky koment i Verës nuk mund të merret edhe aq me shaka.

Kjo ngase e ëma e Ritës në një intervistë për versionin britanik të revistës “Hello” ka thënë se edhe pse është e famshme, Rita bën punët e shtëpisë.

“I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje në mënyrën tonë. Duke qenë në syrin publik, nuk do të thotë se është më e mirë se të tjerët dhe ajo e di këtë; ajo ende duhet ta pastrojë kuzhinën kohë pas kohe”, pat deklaruar Vera Ora./21Media

 

View this post on Instagram

 

Had the sweetest time in Cannes today Thank you for having me @Magnum!! ✨ #MagnumCannes #TrueToPleasure #NeverStopPlaying #ad

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

View this post on Instagram

 

Thank you team ORA. See you tonight

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on