Mbrojtësi belg mund të kthehet përsëri në kampionatin anglez

Mbrojtësi belg mund të kthehet përsëri në kampionatin anglez

Thomas Vermaelen pritet të rikthehet në Premier Ligë për të vijuar karrierën. Mbrojtësi belg i cili luajti për një sezon i huazuar te Roma, pëlqehet shumë nga trajneri i Crystal Palace, holandezi Frank De Boer.

31-vjecari pavarësisht moshës ka luajtur shumë pak që nga 2014-ta kur la Arsenalin për Barcelonën. Gjithsesi trajneri i ri i Crystal Palace beson shumë tek eksperienca e mbrojtësit belg që e sheh si një shtyllë në mbrojtjen e klubit nga Londra.