Verrati do të përfitoj 17 milionë euro në sezon

Verrati do të përfitoj 17 milionë euro në sezon

Marco Verrati rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Paris Saint Germain, deri në vitin 2024. Vetëm pak orë pasi PSG bëri të ditur zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin italian, kanë dalë në dritë edhe shifrat e kontratës së re të Verratit.

Ky i fundit me pagën që do të marrë te Paris Saint Germain nga tani e tutje është bërë lojtari italian më i paguar.

Nga marrëveshja e re Verrati do të përfitojë 17 milionë euro në sezon,  2 mlionë më shumë se Stephan El Shaarawy, që në Kinë me Shanghai Shenhua përfiton 15 milionë euro në sezon.

Këtë sezon Verrati ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka katër asistime.