"Unë dua që ai të qëndrojë"

“Unë dua që ai të qëndrojë”

Mesfushori i PSG-së, Marco Verrati ka thënë se dëshiron që bashkëlojtari i tij, Neymar të mos largohet nga “Parku i Princave”.

Futbollisti brazilian është i lidhur me një kalim te Barcelona ose Real Madrid dhe nuk luajti kundër Nimes të shtunën, ndeshje të cilën PSG e fitoi me rezultat 3-0.

Tifozët kërkojnë nga braziliani që sa më shpejt të largohet, por Verrati ka tjetër mendim.

Nuk i dëgjova ata. Fansat mund të thonë çfarë mendojnë. Jemi shumë të afërm me Neymarin. Është një lojtar, i cili dha shumë për Parisin. Vitin e kaluar shënoi në momentet më të rëndësishme. Mendoj se ai duhet t’i bëjë të qartë gjërat nëse dëshiron të largohet apo të qëndrojë. Unë dua që ai të qëndrojë”, deklaroi ai.