Dy persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur

Dy persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të fuqishme të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera në verilindje të Iranit ku dy persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, njoftoi sot Gjysmëhëna e Kuqe iraniane.

Shefi i operacioneve të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, Morteza Salimi, tha se deri tani, 11 persona kanë vdekur, tetë në provincën e Khorassanit Razavi, dy në Golestan dhe një në Khorassanin Verior.

Dy personat e zhdukur ndodheshin në një veturë që u përmbys nga ujërat në provincën Golestan.

Pesë provinca janë prekur nga përmbytjet dhe disa fshatra vazhdojnë të jenë të izoluara.