Shkaktohen dëme materiale

Shkaktohen dëme materiale

Reshjet e shiut që kanë filluar nga dita e djeshme në Kosovë, kanë shkaktuar dëme materiale në disa vende.

Edhe në Prishtinë, shiu jo vetëm që bllokoi rrugët, por shkaktoi edhe dëme materiale.

Ndërkaq, në objektin e Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, uji depërtoi brenda objektit duke rrënuar gjithçka.

Në disa foto të siguruara nga portali rtv21.tv shihet se ky objekt në katin e tretë është vërshuar, ndërkohë që uji ka arritur edhe në katin e parë, duke shkaktuar kështu dëme të shumta materiale.

Kulmi i Fakultetit të Filologjisë prej pasluftës është rregulluar disa herë, ndërsa në pesë vitet e fundit tre herë.

Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, uji përsëri ka depërtuar./21Media