Gjashtë departamente në gjendje të jashtëzakonshme

Gjashtë departamente në gjendje të jashtëzakonshme

Reshje të mëdha të shiut kanë goditur departamentin francez Gard rreth 150 km në veriperëndim të qytetit të Marsejë, duke shpërthyer në brigjet e lumenjve dhe duke detyruar evakuimin e fëmijëve nga një pushimore .

Rreth 120 xhandarë, 300 zjarrfikës dhe katër helikopterë u aktivizuan së bashku me shërbimet emergjente për shpëtimin e 119 fëmijëve në pushimoren e rrezikuar nga vërshimet. Raportohet për zhdukjen e një shtetasi 70 vjeçar gjerman .

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se gjashtë departamente janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme. Moti i ligë i përcjellë me erëra të fuqishme më shpejtësi prej 140 kilometra në orë ka përfshirë edhe veriun e Gjermanisë.

Hekurudhat gjermane kanë njoftuar për ndërprerjen preventive te disa linjave të hekurudhës ndërkohë që ka pas edhe çrregullime në linjat hekurudhore nga Hanovera në Bremen si dhe bllokadë të hekurudhës nga Berlini në Amsterdam.

Reshjet e mëdha të shiu kanë goditur edhe rajonin autonom të Tibetit në provincën jugperëndimore të Kinës dhe provincën Guizhou, duke shkaktuar fatkeqësi gjeologjike duke bllokuar trafikun dhe duke i lënë banorët të bllokuar. U raportua për 8 viktima nga përmbytjet ndërkohë që autoritetet lokale po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të rihapur rrugën e bllokuar.

Zjarrfikësit lokalë shpëtuan 15 njerëz të bllokuar nga shtëpitë e përmbytura, evakuuan më shumë se 90 vetë nga situata të tjera të rrezikshme dhe ndihmuan të lëvizin mbi 10 automjete të bllokuara në tre nga zonat më të goditura./21Media