Portreti familjar i kurdisur

Portreti familjar i kurdisur

Kim Kardashian është e përkushtuar ndaj vetes, asnjë festë nuk mund të kalojë pa qenë edhe luksoze, andaj njësoj ishte edhe në festimin e Pashkëve. Ajo ka treguar se në organizimin për Pashkë ishte edhe Chrissy Teigen dhe John Legend.

Kim organizoi edhe aheng për fëmijë dhe po ashtu nuk munguan as dhuratat e shtrenjta. Në momentin kur ajo vendosi fotot në rrjetin Instagram, ato shkaktuan reagime të mëdha.

Edhe pse në foto duket si një familje në harmoni, fansat kanë shprehur dyshime se familja West nuk janë duke kaluar mirë. Ata konsiderojnë se martesa e çiftit është në krizë.

Adhuruesit e yllit televiziv, kanë vërejtur se reperi Kanye në fotografi qëndron larg familjes së tij dhe konsiderojnë se si portreti familjar është i kurdisur./21Media